Kliko Like Për të Vazhduar

Facebook {facebook}

Një shqiptar nga Gostivari vritet duke luftuar në Siri


I riu nga Gostivari raportohet të ketë qenë pjesë e lëvizjes opozitare “Jabha el-nusrah”.
Rasimi është vullnetari i parë nga Maqedonia që ka humbur jetën në Siri, njofton Almakos.

Kohë më parë mediat raportuan për Naman Demolli, shqiptarin nga Kosova që u vra i rreshtuar në krah të kryengritësve në Siri, në luftë për çlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad. Ky lajm i hapi rrugë informatave se në Siri ka edhe grupe të tjera shqiptarësh prej dhjetëra pjesëtarësh, të armatosur mirë dhe që kanë nën kontroll territore të caktuara në shtetin aziatik. 
Më pas, u raportua edhe për Muaz Ahmeti nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, i cili u vra gjatë luftimeve të Sirisë, në të cilat po merrte pjesë si vullnetar i forcave çlirimtare./Almakos