Besojmë se nuk ka asnjë person në mbarë botën që nuk ka ndëgjuar për
këtë kompani dhe është e vështirë që të parkosh në garazhë automjetin më
të shpejtë në botë – Veyron.
Para se grupi i Volkswagen në vitin 1998 të merr përsipër këtë markë
prodhuesisht, për prodhuesit e Molshajm nuk lulëzuan. Megjithatë, një
makinë e veçantë ka shënuar historinë e re sa i përket markës Bugatti
dhe bëhet fjalë për modelin EB110. Në vitin 1987, biznesmeni italian
Romano Artioli bleu të drejtat për emrin Bugatti, pas 35 vitesh pasi
kompania ndaloi prodhimin e makinave.
Katër vjet më vonë ai është
përfaqësues i Bugattit të parë modern, i cili vjen me një motor V12 me
katër turbo kompresor dhe 553 kuaj fuqi, të cilat manuali prej gjashtë
shkallëve të shpejtësisë i konsumon në të katër rrotat. Një vit më vonë,
në vitin 1992, EB110 morri një SuperSport variant, e cila ishte më e
lehtë dhe më e fuqishme se sa versioni origjinal, një motor V12 mund të
prodhoj deri në 603 kuaj fuqi dhe 100 km/h i arrin vetëm për 3.2 sekonda
me një shpejtësi maksimale prej 348 km/h. Raportohet se janë prodhuar
vetëm 30 automjete të këtij modeli dhe një nga pronarët më të famshëm të
EB110 është Michael Schumacher, i cili në vitin 1994 e bleu veturën
franceze.