Kliko Like Për të Vazhduar

Facebook {facebook}

Bugatti modern EB110 – VIDEO

Besojmë se nuk ka asnjë person në mbarë botën që nuk ka ndëgjuar për këtë kompani dhe është e vështirë që të parkosh në garazhë automjetin më të shpejtë në botë – Veyron.
Para se grupi i Volkswagen në vitin 1998 të merr përsipër këtë markë prodhuesisht, për prodhuesit e Molshajm nuk lulëzuan. Megjithatë, një makinë e veçantë ka shënuar historinë e re sa i përket markës Bugatti dhe bëhet fjalë për modelin EB110. Në vitin 1987, biznesmeni italian Romano Artioli bleu të drejtat për emrin Bugatti, pas 35 vitesh pasi kompania ndaloi prodhimin e makinave. 

Katër vjet më vonë ai është përfaqësues i Bugattit të parë modern, i cili vjen me një motor V12 me katër turbo kompresor dhe 553 kuaj fuqi, të cilat manuali prej gjashtë shkallëve të shpejtësisë i konsumon në të katër rrotat. Një vit më vonë, në vitin 1992, EB110 morri një SuperSport variant, e cila ishte më e lehtë dhe më e fuqishme se sa versioni origjinal, një motor V12 mund të prodhoj deri në 603 kuaj fuqi dhe 100 km/h i arrin vetëm për 3.2 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 348 km/h. Raportohet se janë prodhuar vetëm 30 automjete të këtij modeli dhe një nga pronarët më të famshëm të EB110 është Michael Schumacher, i cili në vitin 1994 e bleu veturën franceze.